Luftimet në Gaza, 40 persona në 24 orët e fundit

Luftimet në Gaza, 40 persona në 24 orët e fundit

Kjo e diel ka qenë mjaft e zymtë përsa i përket bilanceve të viktimave si pasojë e luftimeve në Gaza. Sipas mediave ndërkombëtare sot kanë humbur jetën 40 persona, duke e çuar numrin që prej fillimit të luftimeve në 188, mes të cilëve 55 fëmijë. 

Vetëm sot nga sulmet ajtore janë vrarë 8 fëmijë, ndërkohë janë plagosur më shumë se 1 230 palestinezë, që nga fillimi i dhunës mes ushtrisë izraelite dhe grupeve militante palestineze në Gaza, përfshirë Hamasin.


Në 24 orët e fundit, ushtria izraelite ka shënjestruar 90 pozicione të Gazës dhe Xhihadit Islamik në Gaza.


Ndërkohë në Izrael, 10 persona, përfshirë një fëmijë dhe një ushtar, janë vrarë nga raketa të lëshuara nga Gaza, ndërsa 282 njerëz janë plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy