Banka  e Shqipërise: Shqipëria e fundit në rajon për kredinë bankare

Banka e Shqipërise: Shqipëria e fundit në rajon për kredinë bankare

Shqipëria ka një nivel të ulët të kreditimit. Ajo renditet e fundit në rajon për kredinë bankare Shqipëria ka një nivel të ulët të kreditimit. Ajo renditet e fundit në rajon sipas një studimi të publikuar sot nga Banka e Shqipërisë. Raporti me titull: ‘Vlerësimi i përcaktuesve të kredisë bankare në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore” mer në analizë të dhënat e e dekadës së fundit. Vende si Hungaria, Bullgaria dhe Kroacia janë vendet me përdorimin më të lartë të levës financiare në rajon, e matur si raport i kredisë për sektorin privat ndaj PBBsë. Këto vende kanë një nivel rreth 65% të këtij raporti përkundrejt mesatares prej 50% që shënon rajoni. Ndërkohë, Shqipëria dhe Rumania, edhe pas krizës, renditen si vendet me përdorimin më të ulët të levës financiare në ekonomi, ku raporti i kredisë ndaj PBB së shënonte rreth 40%. Divergjencat në shkallën e përdorimit të levës financiare midis vendeve të rajonit nxjerrin në pah se në disa prej tyre ka ende hapësira për rritjen e mëtejshme të kërkesës për kredi. Kjo rritje do të kërkojë një rol më aktiv të bankave në thellimin e ndërmjetësimit financiar dhe në mbështetjen e rritjes ekonomike. Përdorimi i pakët i levës financiare në disa nga vendet thekson se thellimi i ndërmjetësimit financiar do të jetë një instrument i rëndësishëm për të mbështetur zhvillimin afatgjatë dhe proçesin e tyre të integrimit me vendet e Evropës Perëndimore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy