Në eventin prestigjioz të bukurisë shqiptare ‘Miss Universe Albania&Kosovo’, mikrofoni i programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ishte brenda skenës për te sjellë emocionet e konkurrimit dhe prezantimi.

MCN solli intervista të zgjedhura me VIP-at dhe konkurrentet, pjesëmarrëse në eventin prestigjioz të bukurisë shqiptare.
Rozana Radi:
Ndjehem e lumtur që po marrë pjesë në këtë event, normalisht që ka ndryshuar sot koncepti i bukurisë shqiptare, me hyrjen e internetit ka ndryshuar edhe koncepti për të bukurën. Vajzat i kemi shumë të bukura, më pëlqen Franceska shumë ka një bukuri që spikat.
Skerdi Faria:
Jam anëtar jurie dhe është një event mjaft bukur i organizuar. Normalisht që ne rregullojmë gjërat që si dalin mirë atij lartë. Por duhet thënë që si komb, jemi rregulluar dhe zbukuruar jashtë mase.
Endi Demneri:
Unë kam lindur me kurorë dhe nuk më bën diferencë kurora. Tani si shqiptar jemi të dëgjuar gjithandej dhe Miss Universe Albania&Kosovo, por triumfon kudo. Vajzat janë të gjitha të bukura. Janë të stërvitura për miss universe.
Eduard Deda:
Si organizator na ka ecur mjaft mirë. Falënderoj MCN dhe Endri Meksin që ka qenë mbështetësi kryesor i këtij eventi dhe na ka bërë punën shumë më të lehtë.
Ledri Vula:
Skena dhe vajzat janë madhështore, unë nuk kam preferenca të gjitha janë të bukura.
Valon Shehu:
Ftesën e prita me mjaft kënaqësi, ngaqë kam munguar këto kohë në skenë. Vajzat janë të gjitha të bukura, do veçoja dy për shijen time. Ndërkaq në aspektin profesional, po përgatitem për ‘Kënga Magjike.
Albert Dumani:
Është eventi më i rëndësishëm i bukurisë shqiptare, për herë të parë marrin pjesë edhe vajzat e Malit të Zi. Të gjitha vajzat konkurruese në fillim kur erdhën nuk kishin përvojë, por me prova kanë shkëlqyer.
Deta Kokomani:
Kur jam shpallur miss në këtë skenë në vitin 2022, ishte një ëndërr e bukur. Por sot vijë në rolin e moderatorës dhe me të vërtetë qenka emocion i madh.
Ky është kompeticion i vetëbesimit, nuk ka rëndësi kush fiton, të gjitha vajzat janë të bukura me kurorë.



