Protesta e 7 korrikut, Kulluri: Nuk ka betejë të re me kuaj të vjetër (VIDEO)

Protesta e 7 korrikut, Kulluri: Nuk ka betejë të re me kuaj të vjetër (VIDEO)

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, parashikon një protestë të vakët më 7 korrik. Kjo sipas tij për shkak të gjendjes në të cilën është aktualisht Partia Demokratike. Në studion e MCN Live, Kulluri tha se PD është ndarë në tre pjesë, dhe përkundër asaj që deklarohet për hapjen, partia sa vjen e mbyllet. Kulluri tha se e vetmja rrugë e reformimit të PD mbetet ndarja me të vjetrën.  

PD është më e përçarë se kurrë. Në të nuk ka garë, nuk bëhet debat. Zoti Këlliçi hedh në gjyq Kokalarin, të tjerë i kthehen Këlliçit. E kam mbështetur aq herë dhe aq herë janë zhgënjyer. Sa më shumë thonë do hapemi, aq më shumë mbyllen. Janë një grup që nuk pranojnë as me Sali Berishën, as me Enkelejd Alibeajn. Partia është ndarë në tre pjesë. Çfarë proteste do bëjnë këta?

Në PD ka vetëm njerëz që shkruajnë e lexojnë parulla. Nuk kam ndërmend të nis asnjë aksion politik në një parti që nuk dëgjon askush. Nuk ka betejë të re me kuaj të vjetër. Kjo është sikur nesër të humbë PS dhe të kthehet Nano. Ne duhet të heqim dorë nga sentimentet për të vjetrën.

Bënë zgjedhjet dhe i numëruan votat hajdutët e votave, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Zoti Berisha dhe ata që e mbështesin kanë një keqkuptim shumë të madh. Unë kam folur për parime. LSI ka reflektuar dhe e ka kuptuar se koalicioni me Bashën ishte dështim. Në vend që partia të hapej, thjesht ndryshoi emrin e kryetarit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy