
Prej mbrëmjes së të mërkurës në rrugën midis Selisë së PS-së dhe Bankës së Shqipërisë nuk do të lejohet të qarkullojnë automjete. Lëvizja do të jetë e detyruar drejt në sensin veri-jug për në bulevardin Gjergj Fishta. Këto ndryshime bëhen për shkak të nisjes së fazës së dytë të punimeve në sheshin Skënderbej.



