Sajmir Hidri ishte kryetar i qendrës kulturore islamike në Ferrara. Kjo është bërë shkak për largimin e tij nga Italia, siç është raportuar nga urdhri i dëbimit, i nënshkruar nga ministri i brendshëm, Alfano.
Masa e Ministrisë së Brendshme që i ndalon hyrjen shqiptarit në Itali për 12 vjet, do të ankimohet në Gjykatën e Strasburgut, njofton gazeta italiane “Estense”



