Analisti dhe drejtori i Instituti shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, në një komunikim të drejtpërdrejt për ‘MCN live’, ka komentuar çështjen e dinarin serb në veri të vendit dhe katër pikat që sollën këtë marrëveshje.
Sipas tij, tashme kjo është një çështje e përfunduar teksa BQK ka shtyrë me tre muaj kohën e zbatimit të saj, duke mos cenuar interesant e qytetarëve serb në Kosovë.
Sa i përket dinarit tashmë është çështje e kryer.
Një rregullore e BQK, që ka marr në konsideratë edhe vërejtjet e SHBA dhe të BE lidhur me kohë e zbatimit të saj e ka shtyrë për tre muaj, kohën e zbatimit të saj, duke marrë në konsideratë edhe çështje që kanë të bëjnë më informimin, etj që nuk do të cenojnë interesat e qytetarëve serb që paguhen tutja nga Republika e Serbisë, sidomos ata që kanë të bëjnë më arsimin dhe çështje secila dhe pjesa dërmuese e pensionistëve.
Sipas prof.Ramabajës, Serbia ka shfrytëzuar momentin teksa 42 mijë serbët e Kosovës, marrin paga nga buxheti serb dhe ai i Kosovës.
Për të kjo, është thjesht një showi propagandës së qeverisë serbe.
Personali serb prej 42 mijë vetash, paguhen me dy paga, një nga Serbia dhe një nga buxheti i Kosovës, një trajtim super ekskluziv.
Sidoqoftë Serbia e ka shfrytëzuar këtë moment dhe e ka alarmuar situatën sikur gjoja po cenohet jeta e qytetarëve dhe ka dislokuar në katër pika kufitare me Serbinë banka provizore, sepse janë filiale te Shërbimit te postes së Serbisë, dy të lëvizshme duke e improvizuar një alarm sikur është një gjendje e rëndë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Është thjesht një show i cili nuk mudn te ketë ndonjë efekt të jashtëzakonshëm përveç qe do të mbetet si shoqe i brendshëm për propagandën qeverisëse.
Për drejtorin e Instituti shqiptar për Gjeopolitikë, kjo çështje duhet parë si një tjetër qëndrim i llastuar i Serbisë në raport me Brukselin.
Kjo ka shkaktuar një turbullirë në Bruksel dhe në DASH , duket se është më tepër vazhdim i qëndrimit të llastuar të Serbisë dhe trajtimit të saj si një kanakar që meritoka një trajtim të kësaj natyre.
Besoj se dhe kjo çështje shkon në histori, ngjashëm si çështja e targave.



