Dhjetë projekt-vendime të hedhura për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i hapin dritën jeshile ndërtimeve të gjithfarëllojshme në zonat e mbrojtura nga jugu në veri.
Ornitologu dhe aktivisti i PPNE-së, Zydjon Vorpsi, thotë në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN tv, se projektvendimet në zonat ekzistuese janë shumë më keq se ndryshimi i kufijve dhe se sipërfaqja e mbrojtur ngelet vetëm në letra.
Projektvendimet, të paktën në 9 zona ekzistuese nuk kanë ndryshime në kufi, por kanë shtesa në aktivitetet që lejohen.
Pra, është shumë më keq se ndryshimi i kufijve. Ajo çka ka ndodhur është se ata lënë prape përqindjen që ka qenë të sipërfaqes së mbrojtur por kjo ngelet vetëm në letra, dhe ndërkohë lista e cila shtohet me aktivitete që lejohen brenda zgjerohet në mënyrë të atillë që ka zonë të urbanizuara brenda.
Pra, brenda një zonë të mbrojtur ti thua do ta urbanizojmë dhe nuk vë përcaktime, ndërkohë që qëllimi i zonës së mbrojtur në vetvete është pikërisht që ta ruajnë urbanizimin masiv, etj.
Vorpsi vlerëson se përsa më lart, ekologjikisht jemi në pragun 0% të zonave të mbrojtura.
Ka infrastrukturë për energji të renovueshme, pavarsisht se diskutimi mund të behët tjetër kund se a është i mirë apo i keq në zonat tjera, në zonat e mbrojtura, nuk mund të lejohet.
Ndërkohë hap rrugën për autostrada për ndërtesë, për infrastrukturë turizmi me pesë yje, pra një transformim komplet i zonave të mbrojtura duke luajtur me publikun dhe autoritete ndërkombëtare, gjithashtu, të cilët kanë vënë kushtet e tyre për pëlqimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri për ti thënë që ne nuk po e ndryshojmë përqindjen, por ndërkohë ekologjikisht, ne jemi në pragun 0% të zonave të mbrojtura.
Ornitologu Zydjon Vorpsi, thotë se me ligjin e ri që pritet të miratohet, zonave të mbrojtura u hiqet sistemi i zonimit të brendshëm.
Kjo është një mënyrë për të thënë ja kaq e kemi në letra, asgjë nuk ndalohet, kur ndërkohe qëllimi i zonës së mbrojtur është të ruhet natyra, biodiversitetin, peizazhi, dhe asgjë nga këto nuk ndalohet nëse KKT vendos të ndërtoj edhe në zonat qendrore të zonave te mbrojtura, pavarësisht se për vendimet që sapo kanë dal dhe pritet të miratohet kanë ikur dhe zoonimet.
Nëse ato përcaktoheshin nga ekspert, tashmë ato kanë rënë dhe teknikët e fushës nuk kanë asnjë zë dhe vendoset nga zyrtarë të lartë se cfarë do bëhet me ato zona.



