Avokati Romeo Kara thotë se shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj është i paligjshëm dhe pritet që këtë ta provojë edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj.
Rregullat e lojës duhet t’i zbatojmë. Kemi ndarë mendjen të jetojmë në këtë vend, me këtë Kushtetutë. Pashë sofizëm pafund për të mbrojtur veprime që nuk mund të mbrohen. Ligjet nuk i kemi bërë kot. Nuk mundet që asnjë ligj të prevalojë mbi Kushtetutën. Këto akrobacira nuk ecin. Duke parë debatin që u bë atje, qasjen e mbrojtjes, mendoj që gjasat janë që ata të votojnë se shkarkimi i Veliajt është i paligjshëm.
Kara shtoi se Veliaj kishte të drejtën të dëgjohej në seancën e Këshillit Bashkiak kur u mor vendimi.
Problemi është ky: kur shkarkohet një person, pse nuk ftohet të dëgjohet? Aty i dëgjova pyetjet dhe përgjigjet. U fol për përgjigje me shkrim në 24 orë. Pra mënyra si është organizuar çdo veprim, nuk shkon. Thirre zotërinë dhe e ballafaqon. A ka pasur të drejtë Veliaj të delegojë apo të firmosë emërime? Duhet të na sillet një mozaik i plotë se çfarë ka ndodhur në bashki. Pra, kush e ka drejtuar dhe si ka funksionuar ai. Për çfarë ka bërë ai, di të shkruaj vetëm me bojë të zezë.



