Plori: Memellin nuk e zgjodha vetëm unë, Krymin e duam te Vllaznia. Gurishta, pishmani nga të larguarit

Plori: Memellin nuk e zgjodha vetëm unë, Krymin e duam te Vllaznia. Gurishta, pishmani nga të larguarit

Drejtori i Vllaznisë, Elvis Plori, në një lidhje skype në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për strategjinë e shkodranëve në sezonin e ri dhe largimet e shumta. I pyetur nëse ka ndonjë pishman për lojtarët e larguar, Plori përmendi Gurishtën. Gjithashtu drejtori i shkodranëve deklaroi se e duan në ekip Ardit Krymin dhe po punohet për këtë. Në lidhje me zgjedhjen e trajnerit Migen Memelli, Plori tha se nuk ishte i vetëm që e vendosi këtë. “Ka shumë seriozitet në skuadër dhe kjo më kënaq. Vllaznia kishte 13 lojtarë që i përfundonte kontrata. Klubi donte ndryshim. Pretendimet ishin më të mëdha. Menduam të ndryshojmë. Memelli ishte një ide, për mënyrën si ka drejtuar skuadrat, na bëri ta zgjedhim. Nuk po nxitojmë, po ndërtohet skuadra hap pas hapi. Kemi marrë lojtarë që i njoh shumë mirë. Është ndërtuar një skuadër me moshë të re. Janë lojtarë që pjesa më e madhe ka luajtur nëpër kombëtare, kjo është edhe strategji e klubit. Lojtarët kur u ka mbaruar kontrata kanë bërë zgjedhjet e tyre. Kemi bërë gabim, që kemi lënë lojtarë me kontrata afatshkurtra. Tani kemi kontrata afatgjata që mos ndërtojmë skuadrën çdo vit. Pishman për të larguarit? Mund të përmend Gurishtën. Ishte një produkt i joni. Ishim në kontakte deri në fund. Transferimi jashtë, ishte një plus për të. Duam që Krymin ta kemi në skuadër. Kur u largua kishte shumë ndikim. Duam ta kemi në skuadër, por nuk mund të them më shumë. Presidenti e ka treguar sa seriozisht është futue në botën e futbollit. Ne gjithmonë do futemi me ide të qarta. Ne po ndërtojmë një skuadër, që është e re, por jo e gjitha e re. Nuk duhet të mendojmë se kanë ikur 13-14 lojtarë dhe jemi bosh. Për trajnerin nuk ka vendosur vetëm Plori. Unë isha rekomandues. U vendos të mos jetë trajner nga Shkodra. Ishte konsultë brenda familjes.”, u shpreh Plori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy