Lula: Është e padrejtë që më të varfrit e planetit jetojnë në Amazonë

Lula: Është e padrejtë që më të varfrit e planetit jetojnë në Amazonë

“Për të ruajtur Amazonën, duhet të kujdesemi për njerëzit, jetën e egër dhe pyllin. Por ne nuk mund të lejojmë që qeniet njerëzore të këtij rajoni të vazhdojnë të jenë më të varfërit e planetit”, tha presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, në lidhje me politikën mjedisore të qeverisë së tij.

"Ne duam të bëjmë kërkime mbi pasurinë e biodiversitetit tonë për të parë nëse mund t'i sigurojmë jetesën popullit tonë prej tij," shtoi Lula, duke përmendur kozmetikën dhe ilaçet midis sektorëve të industrisë që mund të përfitojnë nga ky shfrytëzim.

Gjatë prezantimit të një plani të ri kundër shpyllëzimit, i cili u zhvillua dje në Ditën Botërore të Mjedisit, kreu i shtetit rinovoi apelin drejtuar “vendeve të pasura” që të mbajnë premtimet e tyre dhe të rrisin fondet për të luftuar prerjet e paligjshme në Amazonë.

"Unë dyshoj se vendet e pasura premtojnë atë që nuk munden ose nuk do ta japin," tha Lula, i cili përsëriti premtimin e tij për goditjen e shpyllëzimit dhe minierave të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy