
Të shtëna me armë zjarri tronditën Lezhën pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur Vincens Piroli nga Kurbini, i cili është transportuar drejt Tranës për ndërhyrje më të specializuar.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por burimet i dhanë MCN TV disa detaje që mund të kenë lidhje me ngjarjen. Piroli së bashku me Dorian Lalën rezulton se janë autorët e vrasjes për hakmarrje të malazezit Momçillo Gjurishiç, në korrik të vitit që lamë pas.
Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021. Pista kryesore ishte ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017 që cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. Savo Gjurishiç, djali i 68-vjeçarit kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj. Ai është dënuar në tetor 2018 me 13 vjet e gjysmë burg. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri.
Vincens Piroli është dërguar i plagosur në spitalin e Lezhës nga një person ende i paidentifikuar. Nuk dihet ende se si është plagosur dhe në ç’vend. Dyshohet se plagosja ka ndodhur në Shkodër, megjithatë pritet që hetimet e policisë të zbardhin më tej ngjarjen.



