Bani: 1844 të infektuar me HIV-AIDS në të gjithë Shqipërinë, pjesa më e madhe meshkuj (VIDEO)

Bani: 1844 të infektuar me HIV-AIDS në të gjithë Shqipërinë, pjesa më e madhe meshkuj (VIDEO)

1 dhjetori njihet ndryshe si dita botërore kundër AIDS. Lidhur me këtë sëmundje Roland Bani, koordinatori kombëtar për Hiv-Aids në MCN Informacion bëri me dije se në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 1844 të infektuar.

Ai u shpreh se pjesa më e madhe e të infektuarve janë meshkuj, ndërsa theksoi se pjesa më e madhe e të infektuarve paraqiten në spital në stade të vona. Sipas tij vetëm këtë vit kemi 119 raste të infektuar ku thekson se rruga kryesore mbetet transmetimi seksual.

Numri i të infektuarve me HIV-AIDS ka qenë stabël. 95 % e rasteve të diagnostikuar janë hetero. Në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 1844 të infektuar, ku pjesa më e madhe e të diagnostikuarve janë meshkuj.

Një nga tiparet është diagnoza e vonë çka do të thotë se paraqiten vonë për tu testuar, pothuajse 65% e tyre paraqiten në stad të vonë.

Ndërkohë vlen të theksohet se është rritur numri i testimeve, ka pasur rritje të konsiderueshme te gratë shtatzënë të cilat testohen për Hiv kjo vjen dhe për pasojë të ndërgjegjësimit të vetë grave shtatzënë por dhe shërbimit mjekësor.

Nëse i referohemi numrit të lindjeve vitin e shkuar që shkon diku te 22 mijë, 36% e këtyre grave janë testuar për hiv. Gjithmonë dua të vë në dukje shembujt e mirë, dhe një nga shembujt e mirë është spitali Mbretëresha Geraldinë që i ka shtuar këto testime.

Nëse do i referohemi këtij viti 119 është numri i të dignostifikuarve pothuajse në të njëjtat nivele si vitet e kaluar dhe rruga kryesore e infektimit mbetet transmetimi seksual. Sa i takon trajtimit është një trajtim që ka nisur që në 2004 kjo terapi tek ne dhe ka bërë një revolucion të vërtetë që në sajë të saj ata persona që diagnostikohen herët mund të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Sa i takon terapisë në Shqipëri numri aktual që e marrin është 916, 900 të rritur dhe 16 fëmijë. Ajo që dua të theksoj është se çdo person mund ta marrë terapinë, pra nuk ka listë pritje, dhe është falas është e disponoheshme për çdo person dhe bëhet fjalë për medikamente që gjenden dhe në vendet evropiane

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy