Ymeri: Demarkacioni është tradhti ndaj shtetit

Ymeri: Demarkacioni është tradhti ndaj shtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deklaroi edhe një herë se seanca e një shtatorit është fundi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ditë kjo kur republikës iu mbrojt territori.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin është e papranueshme nga populli i Kosovës dhe meqë është mbrojtur nga Thaçi dhe Mustafa, gabimi ka qenë i vetëdijshëm.

“Marrëveshja e Thaçit rrezikonte 8200 hektarë, por kundërshtimi i përbashkët dëshmoi që rreziku vjen nga Prishtina nga Thaçi e Mustafa. Sot kemi kuvend por s’kemi marrëveshje për demarkacion, kjo është fitore për Kosovën sepse republikës iu mbrojt territori, kjo është fitore e opozitës dhe atyre që kundërshtuan këtë marrëveshje, është fitore e popullit të Kosovës. Ishte dëshmia që Thaçi e Mustafa, e ata pak që e mbështesin këtë marrëveshje janë të vetëm, ndryshe nuk do të zbrambpseshin”, tha Ymeri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy