
Dhjetë persona janë gjetur të vdekur në kuvertën e një varke druri të mbipopulluar në brigjet e Libisë.
Sipas të mbijetuarve, ata që vdiqën u mbytën pas 13 orësh në kuvertën e poshtme të ngushtë, ku kishte erë të fortë karburanti shkruan The Guardian.
Në varkën e mbipopulluar kanë qenë më shumë se 100 azilkërkues që përpiqeshin të arrinin në Evropë. Të mbijetuarit u thanë ekipeve të shpëtimit se kishte njerëz në kuvertën të cilët nuk reagonin.
Pasi 99 persona, të gjithë duke shfaqur shenja stresi akut dhe traumë, u sollën në bordin e Geo Barents, ekipi i shpëtimit gjeti 10 trupa të pajetë në fund të varkës.
"Na u deshën pothuajse dy orë për t'i tërhequr dhe për t'i sjellë në bord, në mënyrë që ata të mund të kenë një varrim dinjitoz pasi të mbërrinin në breg. Ishte e tmerrshme dhe indinjuese në të njëjtën kohë. Kjo është një tjetër tragjedi në det që mund të ishte shmangur" tha Fulvia Conte, zëvendës drejtuese e ekipit të kërkimit dhe shpëtimit të MSF në Geo Barents.



