
Sulmet terroriste vazhdojnë të kërcënojnë Europën në këto ditë festash.
Në Gjermani, policia në qytetin e Potsdam ka bërë të ditur se ka gjetur një pajisje shpërthyese të vendosur shumë pranë tregut të Krishtlindjeve.
Pajisja ishte dërguar në një farmaci në Potsdam, në jugperëndim të Berlinit, duke shkaktuar evakuimin e të gjithë tregut aty pranë.
Policia kreu edhe shpërthimin e kontrolluar të pajisjes, që sipas gazetave gjermane kishte disa tela që dilnin prej saj.
Kujtojmë që një vit më pare, më 19 dhjetor 12 persona mbetën të vdekur dhe mbi 50 të plagosur, kur një kamion vrasës hyri në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.
Më shumë se 2,600 tregje të tilla festive janë hapur nëpër Gjermani të hënën.



