“Ukraina të tërhiqet nga Donetsku e Luhansku. Jo anëtarësim në NATO”/ 6 kërkesat e Putinit në samitin e Alaskës

“Ukraina të tërhiqet nga Donetsku e Luhansku. Jo anëtarësim në NATO”/ 6 kërkesat e Putinit në samitin e Alaskës

Janë zbardhur 6 kërkesat kyçe që Presidenti rus Vladimir Putin parashtroi gjatë samitit në Alaska, ku u takua me homologun amerikan Donald Trump, me qëllim gjetjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. 

Një nga kërkesat kryesore të shefit të Kremlinit është tërheqja e forcave të Kiveit nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Ndërkaq, në këmbim Moska zotohet të lëshojë pjesë të rajoneve të Sumit dhe Kharkivit. 

Po ashtu Putin ka kërkuar ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, që me sa duket vijon të jetë vija e kuqe e Moskës në raport me Kievin. 

Mbetet për t’u parë se sa i gatshëm do të tregohet Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për t’u dhënë dritën jeshile kërkesave të Putinit, në një kohë që lideri ukrainas dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të BE-së do të takojnë të hënën në Uashington Donald Trump-in. 

Kërkesat e Vladimir Putinit 

1. Status zyrtar të gjuhës ruse në Ukrainë

2. Tërheqje e forcave ukrainase nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Në këmbim, Rusia është e gatshme të lëshojë pjesë të rajoneve të Sumit dhe Kharkivit që kontrollon dhe të ngrijë linjën e frontit në jug të Khersonit dhe Zaporizhias

3. Njohje formale e sovranitetit rus mbi Krimenë, marrë nga Ukraina në vitin 2014. 

4. Heqje e pjesshme e sanksioneve.

5. Ndalim i anëtarësimit të Ukrainës në NATO. 

6. E drejta e Kishës Ortodokse Ruse për të ushtruar lirisht aktivitetin në Ukrainë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy