
Një person ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 në fshatin e atletëve në Lojërat Olimpike të Tokios.
Zbulimi i këtij rasti ka shtuar shqetësimet lidhur me të infektuarit ndërkohë që Lojërat fillojnë javën e ardhshme.
Shefi i “Tokyo 2020”, Toshiro Muto konfirmoi të Shtunën se një vizitor nga jashtë i cili është i përfshirë në organizimin e Lojërave kishte dalë pozitiv.
Olimpiada e “Tokios 2020”, e shtyrë për një vit për shkak të pandemisë, po mbahet kryesisht pa spektatorë dhe nën rregulla të forta karantine, shkruan The Guardian.
Atletët sapo kanë filluar të mbërrijnë për Lojërat që zhvillohen nga 23 korriku deri më 8 gusht.
Publiku i Japonisë ka qenë i vakët në lidhje me Lojërat Olimpike për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve me Covid dhe shqetësimit se fluksi i vizitorëve të huaj mund të ndihmojë në shtimin e tij.



