Do kemi shkarkim të Metës? Hazizaj: S’ka shkelje ligjore, por ‘pushteti gjyqësor i Ramës’ mund ta shkarkojë

Do kemi shkarkim të Metës? Hazizaj: S’ka shkelje ligjore, por ‘pushteti gjyqësor i Ramës’ mund ta shkarkojë

Konstitucionalisti i njohur Sokol Hazizaj në studion e lajmeve në MCN Live komentoi lidhur me fatin e Presidentit Ilir Meta për të cilin u shpreh se në gjykimin e tij Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje të karakterit ligjor dhe kushtetues.

Ai shtoi se kur kryeministri ka të gjitha pushtetet, atëherë Kushtetuesja me atë përbërje që ka do i japë të drejtë vendimit të kuvendit duke sjellë shkarkimin e presidentit.

Pa u intimiduar nga ato që thotë presidenti, vendimmarrja e kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit ka pasur të metat e karakterit juridik në mënyrë absolute. Por çfarë ka sjellë deklarimi i presidenti politikisht? Në gjykimin tim presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje të karakterit ligjor dhe kushtetues dhe nëse ka prodhuar ndonjë dekret që ka sjell krimin e rëndë vendimi i kuvendit është ligjor dhe kushtetues. Për sjellje politike kjo është gjë tjetër, sjellja politike nuk përbën krim.

Por kur palët janë të konfrontuara mes tyre, kur kryeministri ka të gjitha pushtetet, kushtetuesja me atë përbërje që ka do i japë të drejtë vendimit të kuvendit duke sjellë shkarkimin e presidentit. Rrëzimi i një institucioni vetëm përmes sjelljes politike dhe jo ligjore e kushtetuese do sjellë pasoja të rënda për institucionet kushtetuese, që janë në sjellje të riskut të maxhorancës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy