Babai në gjendje të rëndë me Covid, Cakaj kërkon ndihmë për plazmë gjaku

Babai në gjendje të rëndë me Covid, Cakaj kërkon ndihmë për plazmë gjaku

Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka kërkuar ndihmë për babain e tij të infektuar nga koronavirusi.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Cakaj kërkon gjak të grupit A pozitiv, që të përmbajë mbi 50 anti-trupa. Mesa duket i ati, Shkëlzen Cakaj është në gjendje të rëndë dhe po lufton me vdekjen.

I shtrënguar nga beteja me COVID-19, detyrohem t’ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babanë tim, Shkelzen Cakaj. Gjaku duhet t’i përmbajë mbi 50 antitrupa.

Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërojnë sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtpërdrejt edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falënderoj përulësisht dhe Zoti ju bekoftë!”, shkruan Cakaj përmes një postimi në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy