"Kosova", Vuçiç: Zgjidhja, asociacioni i komunave serbe. Rama: Dialogu rruga e duhur, jo tensionet

"Kosova", Vuçiç: Zgjidhja, asociacioni i komunave serbe. Rama: Dialogu rruga e duhur, jo tensionet

Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të turit të tij rajonal i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet pas pak muajsh në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për mediat, Vuçiç ka shprehur mbështetjen për Procesin e Berlinit si një format rajonal shumë i dobishëm, teksa janë ndalur gjatë tek situata në Veri të Kosovës. “Besojmë se do të kontribuojë në bashkëpunimin e mëtejshëm, procesin e pajtimit dhe tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës”, ka thënë ai. Lidhur me procesin e Ballkanit të Hapur, Vuçiç është shprehur se një nismë e tillë i ndihmoi njerëzit e rajonit që të jenë më pranë. “Në periudhën në vijim do kemi takime të përbashkëta për Ballkanin e Hapur. Do kemi panairin e tretë në nivel europian në nëntor ne Beograd”, tha ai. Sa i takon Kosovës, Vuçiç deklaroi se diskutuan për pikëpamjet e ndryshme lidhur me të. Por sipas tij, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme Serbia do vijojë përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë. “E njoh planin e shtensionimit përmendësh, është tërheqja e kryetarëve të bashkive. Duam paqe dhe për këtë punojmë çdo ditë. Plani franko gjerman i referohet asociacionit të komunave serbe. Kërkojmë vetëm të vendosen në zbatim parimet dhe vetëm kaq. Çështja është se asociacioni komunave duhet të krijohet.” Ndërkohë Rama është shprehur se, rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut. “Rruga e duhur është arritja e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Duhet hapura rruga e arsyes dhe pastaj të kalohet në procesin e dialogut. Ne jemi mësuar të kuptojmë se nuk mund të biem dakord me të gjithë, por të mos na pengojë të bëjmë më të mirat për rajonin tonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy