Taksa 100%, nis të “lulëzojë” kontrabanda në kufirin Kosovë-Serbi (VIDEO)

Taksa 100%, nis të “lulëzojë” kontrabanda në kufirin Kosovë-Serbi (VIDEO)

Vendosja e taksës 100% ndaj mallrave serbe ka bërë të lulëzojë kontrabanda e prodhimeve në kufirin mes dy shteteve. Së fundmi është bllokuar një kamion i ngarkuar me vezë, teksa më herët janë sekuestruar dhe ngarkesa me produkte të tjera.

Një kamion me vezë, e cila dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia është arritur të kapet nga autoritetet doganore në Kosovë.

Kamioni është pikasur nga gjatë patrullimeve të  oficërëve doganorë në autostraden Mitrovicë- Skenderaj, përkatësisht njësitë e dogbanes, të culët kanë parë  kamioniun pa targa tek udhëtonte në drejtim të Mitrovicës.

Pavarësisht urdhërit për të ndaluar nga sinjalizimi i policisë, shoferi i kamionit ka refuzuar të ndalet, ndërsa pas ndjekjes së policisë , është bërë edhe ndalimi i tij-ka njoftuar zyra e doganës në Kosovë. 

Sipas autoriteve doganore në Kosovë është bërë i mundur ndalimi dhe prangosja e drejtuesit të automjetit dhe një shtetasi tjetër që udhëtonte më të sëbashku me mallrat në kamion, ndërsa drejtuesi nuk dispononte asnjë  dokumentacion përkatës.

Sipas vlerësimeve paraprake  në kamion ishin 500 pako me veze, kamioni dhe mallrat janë ndaluar përkohësisht,  derisa ndaj të dyshimtëve është inicuar procedura kundërvajtëse”, ka njoftuar Dogana e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë një person tjetër po ashtu është ndaluar nga Policia, pasi  me automjetin e tij kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Të dyshuarit  ne automjet iu gjendën kryesisht mall, pajisje elektroteknike në vlerë te konsiderueshme.

Automjeti dhe malli është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është liruar.

Si duket pas vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe, ka bërë të lulëzojë kontrabanda e prodhimeve në kufirin mes dy shteteve.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy