Pritet vendimi për rihapjen e shkollave/ Shahini propozon shtyrje të rifillimit të mësimit për zonat e prekura nga tërmeti

Pritet vendimi për rihapjen e shkollave/ Shahini propozon shtyrje të rifillimit të mësimit për zonat e prekura nga tërmeti

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot herët në mëngjes në një Mbledhje e Jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën në vend.

Ministria e Arsimit nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të fillojë të hënën mësimi, sidomos në zonat e prekura më tepër nga tërmeti.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë në mbledhje dy mundësi për t’I dhënë zgjidhje situatës, duke thënë se për secilën mundësi kanë përgatitur një plan përkatës.

Sipas ministres Shahini, mësimi duhet të pezullohet vetëm në ato zona ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme

Ministrja e Arsimit tha se duhet pezullohet mësimi vetëm në qytetet ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ose vetëm në shkollat ku ka pasur dëmtime.

“Unë nuk mendoj që në Durrës përkundër masave që kemi marrë është koha që të fillojmë mësimin qysh të hënën. Mendoj që Tirana, Lezha dhe qarqet kanë nevojë për pak kohë që të bëhen riparimet e nevojshme që të hapen shkollat dhe rifillojë mësimi.

Kemi dy opsione, që të rifillojë mësimi në të gjitha qarqet e paprekura, pasi kemi nevojë të fillojmë procesin e normalizimit dhe të bëjmë një shtyrje të rifillimit të mësimit në zonat ku kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Një opsion i dytë më pak i preferuar nga ana jonë është që të mos fillojë mësimi vetëm në qarkun Durrës,ndërsa në qarqet Tiranë, Lezhë të mos fillojë mësimi vetëm në shkollat e identifikuara me probleme.

Por mendoj se kjo do paraqesë një çakordim të punës në këto qarqe. Duhet të marrim një vendim si kabinet.”

Pritet vendimi që do të merret nga kabineti qeveritar, i cili do të bëhet publik në orët e mëvonshme. Ministrja Besa Shahini tha se do të japë një konferencë për shtyp në orët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy