Turizmi, më shumë dalje se sa hyrje (VIDEO)

Turizmi, më shumë dalje se sa hyrje (VIDEO)

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për natyrën, e cila konsiderohet si pikat e forta turistike të Shqipërisë. Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm për rritjen ekonomike, kështu është shprehur edhe kryeministri Edi Rama rreth dy muaj më parë. Madje kreu I qeverisë pati thënë se objektivi kryesor këtë vit është që Shqipërinë ta vizitojnë 15% më shumë turistë në krahasim me vitin e kaluar.

Por këto shifra shikohen me skepticizëm pas raportit të fundit të INSTAT, rritja rezulton të jetë më pak se parashikimi, 9.7%. Në 6- mujorin e parë të vitit 2018 numri i personave të hyrë në vend është 4.189.562, nga të cilët vetëm 2 milion prej tyre janë të huaj. Nga shtetasit e huaj rreth 500 mijë kanë ardhur për turizëm ndërsa pjesa tjetër për motive të ndryshme. Gjatë një interviste me Jetmira Hoxha, përfaqësuese e një agjensie turistike, ajo ka pohuar se turizmi ka ecuri pozitive por mbetet ende I lartë numri i personave që kanë dalë nga Shqipëria.

Sipas INSTAT, numri i personave të dalë nga Shqipëria është rritur me 7,8 %.  Sa I takon ardhjeve në Shqipëri, për të kaluar pushime, pjesa më e madhe e të ardhurve është nga Kosova, por edhe nga Polonia që krahasuar me një vit më parë është rritur me 26,4%.  Ndërsa një nga destinacionet e parapëlqyera nga turistët mbetet Durrësi dhe Tirana.

Këto shifra bien në kundërshtim edhe me deklaratën e bërë nga Ministri I Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka thënë se rritja e turizmit është 12,5% dhe se numri I të huajve të hyrë në vend është 3 milion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy