Kjo foto e pesë liderëve të Europës dhe SHBA-së, e bërë në prill të këtij viti, po bën xhiron e rrjetit. Angela Merkel e Gjermanisë, Barak Obama i SHBA-ve, Mateo Renzi i Italisë, Fransua Hollande i Francës dhe David Kamerun i Britanisë, kanë pozuar në forumin e Hanoverit. Por tetë muaj më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar.
Kryeministri Kamerun dha dorëheqjen pas referendumit të BREXIT-it, presidentit amerikan i mbaroi mandati, Fransua Hollandë vendosi për të mos kandiduar më për president të Francës, ndërsa kryeministri i Italisë u dorëhoq mbrëmë pas referendumit që u zhvillua dje në vendin e tij.
E vetmja që mbetet e palëkundur është kancelarja gjermane, e cila ka deklaruar se do të kandidojë edhe për një mandat tjetër.



