
Për të katërtën herë me radhë në këtë mandat qeverisës, Parlamenti mblidhet seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Megjithatë marrëveshja ende nuk është votuar, raporton "Zëri.info".
Debatit për Marrëveshjen e Vjenës ka përfunduar në ora 00:45, ndërsa votimi i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të votohet sot (e mërkurë) nga ora 11:00.
Mbetet të shihet nëse do të sigurohen 80 votat e nevojshme për ratifikim.



