Ahmetaj: Nuk jam arratisur, isha jashtë vendit dhe nuk u ktheva më. Kjo ishte një ‘pritë politike e ish-liderit tim, Edi Rama

Ahmetaj: Nuk jam arratisur, isha jashtë vendit dhe nuk u ktheva më. Kjo ishte një ‘pritë politike e ish-liderit tim, Edi Rama

Në një intervistë për herë të parë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga arratia, për gazetarin Çim Peka sot, ai rrëfeu fillimisht se nuk është arratisur dhe se zgjodhi të mos kthehet më nga pushimi sepse e dinte se çfarë e priste.

Në këte intervistë ai rrëfeu se kjo ishte një ‘pritë politike e ish-liderit tim, Edi Rama përkrahur nga SPAK.

Nuk me ka ndihmuar askush, nuk me ka ndihmuar askush përkundrazi që ne momenti që është kërkuar imuniteti të gjithë koleget e mi kanë qenë të frikësuar të ulen dhe te pine kafe me mua,

E dyta që është po kaq e rëndësishëm as me ka ndihmuar askush të largohem se unë kam qene i larguar në kohën e imunitetin që më kërkohej.  

Mendoja që megjithatë atë shtyrje politike, atë urrejtje sistemike që tregonte instrumenti i drejtësisë SPAK, gati, gati personale që shpesh nuk e kuptoja, madje i bëja pyetje edhe vetes, si ka mundësi që të një drejtësi që kemi aspiruar me pasion të jetë një drejtësi e re, të bazohet në shkelje të të drejtave të njeriut, të bazohet në procedura të shkelura, të bazohet në nxjerrje në pritë politike nga ish-lideri im, kryeministri aktual, dhe do të vijmë aty, nuk do të kisha menduar se do të kishin atë padurim statistikor për ti treguar me zell, ish-liderit tim politik, se ja na e nxore në pritë, e vramë. Mendoja se do të ishte vjeshta dhe isha i përgatitur shpirtërisht. Z. Peka, kur unë kam lexuar dosjen, sigurisht indikacionet i kisha të pjesshme dhe mundohesha të bëja gjithë panoramën.

Dosja është bazuar në supozime dhe jo në fakte. Unë jam larguar me familjen për pushime, refuzova të kthehesha në Shqipëri, kur u kërkua imuniteti im, sepse unë e dija se e gjithë goditja ime ishte e iniciuar me orientim politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy