
Gazetarja Ledjona Xheladinaj, e ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për aktivitetin e saj lidhur me intervistimin e njerëzve në fshatrat e Shqipërisë.
Përpos faktit se ajo është bërë virale me videot që bën nëpër shumë fshatra, ajo tregon eksperiencën e saj gjatë takimit me fshatarët, të cilët i sjell me çiltërsinë dhe origjinalitetin e tyre.
Kam dy vite që kam hap kanalin tim në Youtobe me ‘habere’ nga fshati. Jam përqendruar në intervistimin e tyre sepse fshatarët janë njerëzit më origjinal, janë të vuajtur, të drejtpërdrejtë.
Kur shkoj që xhiroj atje, shkoj herët, nuk bëj asnjë skenar, intervistoj kë gjej në rrugë.
Në fillim hezitonin, tani e kanë me qejf, me shkruajnë në rrjete sociale, shko te fshati im, merr prindërit e mi.
Aty nuk ka fare të rinj, kryesisht mosha e tretë.
Në fillim hezitonin, tani kanë qejf. Përveç se fshatrat po shkojnë drejt shpopullimit dhe gjendja në të cilën janë lënë është shumë e keqe, ka njerëz që thonë se nuk ka as ujë të pijshëm.
Kur shkoj në ato fshatra, sjell habere nga ta, nuk lodhem, gjithë kohës qesh në çdo video që bëj, edhe kur i përqafoj nuk e bëj për kamerë, thjesht unë i ndjejë dhe ata njerëz më duan, më kërkojnë vet.
Fshatrat e zonës së Devollit më janë dukur më të sinqertë, i thënë gjërat me humor, kurse në pjesën e veriut, nuk kam shkuar shumë se nuk u kuptoj dialektin.



