Tërhiqen nga morgu kufomat e gjetura në det

Tërhiqen nga morgu kufomat e gjetura në det

Tre trupat e pajetë që u gjetën përgjatë këtij fundmuaji në bregdetin e Durrësit janë tërhequr nga familjarët e tyre, pas identifikimit në morgun e Tiranës. Burime pranë Mjekësisë Ligjore thanë për TemA TV se kufoma e fundit që u tërhoq prej andej i përkiste një shtetasi të huaj, një 40-vjeçari që u gjet pa jetë në Bisht-Pallë, më 27 mars të këtij viti. Ai nuk kishte ndonjë shenjë dhune dhe vdekja ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa mendohet se ka qenë i përfshirë në trafik droge, ose ishte anëtar i ndonjë ekuipazhi anijeje. Kurse për 15-vjeçaren nga Lushnja, me inicialet M.M, që u gjet pa jetë në lumin Shkumbin, më 25 mars, është konfirmuar se ajo është mbytur në ujë, pasi hyri për t’u freskuar. Po në 25 mars u gjet një tjetër kufomë në plazhin e Gjeneralit, që i përkiste një tjetër të riu. Për të ka të dhëna se mund të ketë qenë i përfshirë në trafik droge, pasi iu gjet edhe një jelek shpëtimi. Më herët në Zvërnec ishte gjetur trupi i pajetë i një tjetër shtetasi, për të cilin policia tha se ishte një prej skafistëve që do të çonin 1 ton kanabis në Itali, me gomone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy