I akuzuar për çështjen e inceneratorëve, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, rëfen marrëdhënien me Mirel Mërtirin dhe njohjen me të.
Ai thotë se dhe pse e ja shok e ka refuzuar inceneratorin e Tiranës që nga viti 2016, dhe ftoj ta hetojnë sepse sipas tij do të shkoj shumë lart.
Unë i kam paguar Mirel Mërtirit. Unë e kam deklaruar, Klodian Zoton e kam njohur në distancë. Nuk e kam pasur as mik, as shok banke, as shok klase, as shok pune, nuk e kam pasur asnjëherë. Në distancë. Mirelin po, e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij, është histori e vërtetësisë se si ndahet miqësia nga interesi publik. Nuk gjykoj dot unë kënd nëse i ka bërë gjërat mirë apo keq. Nuk e gjykoj dot. Përkundrazi unë kam mendim, se çfarë ka ndodhur me atë djalë, me Mirel Mërtirin, mendimi im. Por të qenit mik, shok, nuk do të thotë meqë ai punon aty me institucione të tjera, ti mban përgjegjësi se çfarë ndodh me ato punë publike dhe atë njeri. E dyta që është shumë e rëndësishme, ka një letër që ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, në vitin 2016. Unë për të ua thënë shqiptarëve në gjuhë të thjeshtë, kam refuzuar një mik me letra, meqë ky është miku dhe e kam refuzuar me letra. Pse? Kam shkruar interesin publik te inceneratori i Tiranës, kam thënë: Jo, se nuk i plotëson kushtet. E kam refuzuar pra, meqë ndërtohet ky konspiracioni.
Dhe po të them, pra, dua të ua rikujtoj shqiptarëve. Kam filluar të refuzoj inceneratorin e Tiranës në vitin 2016. I ftoj të gjithë ata që duan të investigojnë, sepse do të shkoj shumë lart.
Po qe se do bëhet, dhe i sfidoj. Po qe se do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen se deri ku do të shkojë. Po sigurisht që SPAK nuk e bën këtë. Unë thashë, ‘ndiq paratë’. Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e Top Channel, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsioni është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart.



