Në megaoperacionin e Antidrogës, policia sekuestroi 16.5 ton kanabis në Vlorë dhe Kavajë. Në pranga ranë 9 persona, ku mes tyre janë 2 efektivë policie dhe një kryeplak. Në këto aksione morën pjesë 150 efektivë, ndërsa Çako dhe Demiraj përgëzuan policët për këto rezultate.



