Shpërthim vetëvrasës në një park në Japoni (FOTO)

Shpërthim vetëvrasës në një park në Japoni (FOTO)

Një shpërthim vetëvrasës në Japoni ka lënë të plagosur tre persona. Një ish-ushtarak në pension, 72-vjeçar, i ka dhënë fund jetës duke hedhur veten në erë në një park, duke shkaktuar plagosjen e tre personave të tjerë.

Mediat lokale njoftojnë se tri shpërthime ndodhën në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra.

Shpërthimi i parë ishte ai në parkun e Utsunomiya, 60 milje në veri të Tokios.

Ndërkohë, një makinë e parkuar shpërtheu pak më tutje duke dëmtuar edhe dy mjete të tjera.

Edhe shtëpia e të moshuarit mori flakë pothuajse në të njëjtën kohë.

Agjencia e lajmeve “Kyodo” bën të ditur se një letër është gjetur në vendin ku pensionisti hodhi veten në erë. Hetimet po vijojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy