Barcaleta e Berlusconi-t për Biden-in, Putinin dhe Papën korr sukses audience në TikTok (VIDEO)

Barcaleta e Berlusconi-t për Biden-in, Putinin dhe Papën korr sukses audience në TikTok (VIDEO)

Silvio Berlusconi ka hapur së fundmi profilin e tij në TikTok dhe tashmë po shijon sukses të jashtëzakonshëm mes audiencës më të re.

Ish-kryeministri dhe lideri i Forza Italia, ka publikuar një video të shkurtër në rrjetin social duke marrë plot 3 milionë shikime në vetëm pak orë. Në video Berlusconi tregon një barcaletë ku personazh është ai vet, Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ai rus Vladimir Putin, dhe Papa Françesku.

Pas suksesit të arritur me videon e shkurtër, drejtuesi i Forza Italia falënderoi publikun me një tjetër video, e cila u publikua edhe në Instagram. “Më thonë se ky është një rekord. Ju falënderoj për këtë shfaqje të madhe dashurie. Numri i ndjekësve ishte gjithashtu mbresëlënës: pothuajse 200,000 në një ditë të vetme”.

Barceleta e treguar nga Berlusconi

Një avion fluturon mbi Atlantik dhe në aeroplan janë Joe Biden, Vladimir Putin, Silvio Berlusconi, Papa dhe asistentja e tij e re. Në një moment të caktuar pilotët kuptojnë se për shkak të një gabimi tragjik vetëm një nga serbatorët është i mbushur me karburant. Ata shikojnë konsumin dhe kuptojnë se për 5 minuta avioni do të rrëzohet. Piloti thotë: Le t'i nxjerrim parashutat.  

Për fat të keq kishte vetëm 4 parashuta, ndërkohë që në bord ishin gjithsej 5 persona.

Joe Biden kap një parashutë duke: Kjo është për mua, sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në Perëndim.

Vladimir Putin merr një tjetër dhe thotë: Kjo është për mua sepse unë jam njeriu më i fuqishëm në Lindje.

Berlusconi shkon përpara dhe thotë: Kjo është për mua, sepse të gjithë e dinë që unë jam politikani më i zgjuar në botë.

Asistentja e re shikon Papën dhe i thotë: Shenjtëria këtu është parashuta juaj. 

Papa i kthehet: Jo faleminderit e dashur, jam plakur, kam jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur. Merreni ju parashutën!

Por asistentja i përgjigjet: Kanë mbetur dy, sepse njeriu më i zgjuar në botë, politikani më inteligjent, u hodh me çantën time të shpinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy