Interpoli: 157 fëmijë janë shpëtuar prej një rrjeti trafikantësh në Afrikën Perëndimore

Interpoli: 157 fëmijë janë shpëtuar prej një rrjeti trafikantësh në Afrikën Perëndimore

220 vetë, ndër ta 157 fëmijë (disa rreth 11 vjeç) u shpëtuan nga rrjetet e trafikantëve të seksit dhe të punës në Afrikën Perëndimore, tha Interpoli.

Shumica e viktimave ishin rrahur e abuzuar dhe trafikantët u kishin thënë se nuk do t’i takonin më kurrë familjet e tyre. Ata vijnë nga vendet e Afrikës Perëndimore, si: Republika e Beninit, Burkina Faso, Niger, Nigeria, and Togo.

Policia lokale në bashkëpunim me Interpolin i shpëtoi viktimat nga vendet ku ato ishin detyruar të bëheshin punonjës seksi, ose të punonin si shërbyes.

Një nga fëmijët u gjet duke bartur thasë orizi që peshonin gjer në 40 kilogramë në kufirin mes Republikës së Beninit dhe Nigerisë, tha një zëdhënës për agjencinë.

"Shumica e fëmijëve janë transportuar në këto tregje për të bërë punë të detyruar. Këta janë grupe të krimit të organizuar me qëllim për të bërë para. Ata nuk duan t’ia dinë për fëmijët që detyrohen të prostituojnë, të punojnë në kushte të tmerrshme, të jetojnë në rrugë. Ata duan t’ia dinë vetëm për paratë…”, thuhet në një video të postuar në website-in e Interpolit.

Gjer më tani janë arrestuar 47 vetë.

Operacioni nisi që në vitin 2018, duke përfshirë agjentë të Interpolit dhe të policisë lokale të të gjitha shteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy