Analisti Mentor Kikia, konsultimin e Presidentit Bajram Begaj me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, e sheh si formalizëm, për shkak se datën e vendos Edi Rama.
Nga studio e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se për pjesën më të madhe të partive elektorale, motorët e fushatës ndizen muaj para fushatës, ndërkohë që Partia Socialiste ka qenë gjithë kohës në fushatë, pasi i ka pasur drejtuesit në qarqe aktiv gjatë gjithë kohës dhe kanë qenë në mënyrë sistematike në fushatë.
Për Partinë Demokratike deklaroi se duhet një lider politik frymëzues, si kandidat për kryeministër, në mënyrë që të tejkalonte hendekun me ndërkombëtarët.
Data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi, një javë më parë apo më pas. Data është krejtësisht e parëndësishme.
Konsultimi i Presidentit është tërësisht formal, se kur do të mbahen zgjedhjet e vendos Partia Socialiste dhe gjithçka është formale, dëgjova zotin Noka se pse të shkojmë kur dihet që datën e cakton Rama.
Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, se asnjëherë mjedisi politik nuk ka qenë i tillë.
Se kemi për herë të parë një parti politike që synon mandatin e katërt, për herë të parë kemi një opozitë që kërkon rikthimin në pushtet me të njëjtët lidership si zoti Berisha dhe Meta.
Kemi një opozitë që vjen pas një katërvjeçari dramatik, dhe copëzimit të saj në disa pjesë. Kemi një mjedis politik të fragmentarizuar në skenën opozitare.
Kemi një mazhorancë solide që nuk e ndan as pushtetin dhe as garën elektorale me subjekte të tjera.
Opozita kërkon një instrument që t’i bëjë zgjedhjet më të besueshme dhe më të barabarta.
Qeveria nuk e pranon kërkesën për një qeveri kujdestare zgjedhore dhe opozita zgjodhi të ngrejë aksionin politik që e quajti mosbindje civile, me idenë që ta detyrojë mazhorancën, të mos e pranojë qeverinë teknike.
Kësaj mazhorance i ka ardhur koha për të ikur dhe duhet gjetur mënyra për të marrë mbështetjen masive të qytetarëve, kundër një partie të konsoliduar në pushtet prej tri mandatesh.
Opozita merret në analizë më shumë se qeveria, se qeveria edhe me qasjen publike ka zgjedhur të jetë e tërhequr. P
ërfaqësuesit e saj i shmangen forumeve publike, se nëse do të flasësh për qeverisjen, ke me çfarë të merresh.
Opozita nga ana tjetër mendon se duke qenë më shumë e pranishme në hapësirën publike, përpiqet të fitojë terren, duke denoncuar aferat korruptive të kësaj qeverie.
Pjesa e dytë e këtij operacioni, është me çfarë do e zëvendësojnë qytetarët këtë qeveri që kanë.
Lidershipi politik i opozitës konsiderohet si një lloj barriere.
Brenda vetë familjes politike të PS, absolutisht që ideja e tërheqjes së tij dhe vijimit si një lider politik frymëzues, do të duhej një kandidaturë tjetër që të tejkalonte Berishën, si kandidat për kryeministër dhe të tejkalonte hendekun me ndërkombëtarët.



