Padia për Teatrin, Matlija: Në Administrative për të zhbërë pasojat e vendimeve të padrejta (VIDEO)

Padia për Teatrin, Matlija: Në Administrative për të zhbërë pasojat e vendimeve të padrejta (VIDEO)

Nesër zhvillohet seanca e shqyrtimit në Gjykatën Administrative të vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për prishjen e Teatrit Kombëtar. Lidhur me këtë, avokati i Qendrës ResPublica, Dorian Matlija, gjatë një intervistë në MCN TV shpjegoi arsyet pse çështja e teatrit është dërguar në këtë gjykatë. Vendimin e Kushtetueses, dhënë në korrik për Teatrin, Matlija e cilësoi një fitore morale të kauzës, por shtoi se padi si ajo që pritet të shqyrtojë nesër Administrativja, synojnë të zhbëjnë pasojat e vendimeve të deritanishme.

Me bindjen se kjo çështje nuk mund të gjykohet vetëm në Kushtetuese, si dhe vendimi tjetër që ka lidhje me kalimin e pronësisë u vendos të shfuqizohet, që do të thotë se çdo pasojë deri atëherë ka vlerë dhe më pas jo. Nëse duam të zhbëjmë pasojat e këtyre vendimeve duhet t’i drejtohemi gjykatave të tjera si ajo administrative. Ne shpjegojmë pse është procesi në Gjykatën Administrative. Vetëm shoqata Impeus e ka kapur këtë padi. Të shohim nëse nesër do zhvillohet seanca dhe pastaj ne do mbajmë qëndrimet tona. Sa për pasojat juridike të këtij vendimi, tani është tepër e vështirë të parashikohet efekti. Ka akte që detyrojnë institucionet ta rindërtojnë aty ku ishte dhe si ishte, tashmë mund të ketë një dispozitiv, të cilin s’mund ta bëjë Gjykata Kushtetuese. Por duhet të kemi një dakordësim mes palëve, këtu qëndron dhe vështirësia, prandaj kemi kërkuar bashkëpunim me një letër publike drejtuar presidentit. Vend i Gjykatës Kushtetuese ishte një fitore morale e kauzës. Zgjidhja do i ushtrohet gjyqësorit për të rivendosur pasojat aty ku ishin”.

I pyetur nëse në këto rrethana juridike qe janë krijuar rrjedhin përgjegjësi penale dhe përmbi të gjitha mundet që qeveria të nisë ndërtimin e një teatri te ri që të quhet objekt i ligjshëm, Matlija deklaroi se përgjegjësitë penale lindin nëse kemi të bëjmë me shpërdorim detyre, apo korrupsion.

“Megjithatë, pjesa penale duhet shkëputur nga ajo administrative sepse kjo e  fundit ka rëndësinë e vet, ku qeveria mund të justifikohet me lloj-lloj truqesh, prandaj i kemi hapur këto padi për mos ta lënë në tavolinë. Nuk e kemi ne në dorë, por prokuroria. Duhet të përdoren të gjithë mekanizmat, prandaj dhe ne investuam këtë gjyq në kohën e duhur dhe vendin e duhur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy