Ahmetaj: Buxheti 2017, rritje pagash dhe konsolidim i ekonomisë

Ahmetaj: Buxheti 2017, rritje pagash dhe konsolidim i ekonomisë

Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxheti i rritjes së pagave. Ministri I Financave, arben Ahmetaj, e theksoi këtë fakt gjatë një daljeje para mediave paraditen e sotme, kur bëri të ditur se qeveria ka kaluar draft buxhetin për vitin 2017. Ahmetaj tha se buxheti me një shifër 467 miliardë lekë, ka synim uljen e borxhit publik, rritjen e pagave dhe pensioneve në muajin mars. 

Sipas Ahmetaj, ai është buxheti i rritjes ekonomike, i reformave, i rritjes së pagave dhe pensioneve, si dhe i investimeve publike.

Buxheti i rritjes ekonomike - rritja përshpejtohet në 3.8%, ose rreth katërfishi i asaj që ishte në vitin 2013.

Buxheti i reformave - rreth 20 miliardë lekë për akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë: reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, refroma e decentralizimit dhe reforma e ujit.

Buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve - për herë të parë rreth 100 milionë dollarë (në 12 muaj) për rritjen e pagave dhe pensioneve 2017, fondi më i madh për paga dhe pensione i akorduar brenda një buxheti në 25 vite!

Buxheti i investimeve publike - buxheti 2017 siguron nivel optimal të investimeve publike 5% e GDP (investime qendrore + Fondi i Zhvillimit të Rajoneve + mbështetje për sektorin energjetik), duke pasur huamarrjen (deficitin) më të ulët të arritur ndonjëherë, prej rreth 2% të GDP, pra balancën korente më pozitive në 25 vite prej rreth 2.9%, duke kapërcyer madje edhe kufirin e rregullit të artë".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy