Emigrantët fusin në “sherr” politikën/ Drafti me firmën e PS: Kosto e Postës të paguhet nga shtetit (VIDEO)

Emigrantët fusin në “sherr” politikën/ Drafti me firmën e PS: Kosto e Postës të paguhet nga shtetit (VIDEO)

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor duket se është molla e sherrit rishtazi mes politikës. E teksa kodi aktual përcakton se votat e diasporës i numëron administrata e KQZ mazhoranca kërkon ndryshime duke propozuar staf politik.

Teksa opozita kërkon që të votojnë shqiptarët me dokumente identifikimi të skaduara, mazhoranca vijon të jetë mosbesuese tek administrata shtetërore e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Numërimin e votave të emigrantëve apo diasporës që kodi ja njeh të drejtë KQZ, drafti mazhorancës siguruar nga emisioni “FactCheck” kërkon që numëruesit ti caktojnë partitë politike.

Në këtë dokument neni 25/2 thuhet “Numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë administrohet nga një komision i përbërë prej 4 anëtarësh dhe sekretari, të emëruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Propozimi për 2 anëtarë bëhet nga partia me e madhe e shumicës parlamentare dhe për 2 anëtarët e tjerë propozimi bëhet nga partia me e madhe e pakicës parlamentare. Sekretari i komisionit emërohet mbi bazë të aplikimeve të lira dhe duhet të jetë me profesion jurist. Anëtarët dhe sekretari duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në nenet 30 dhe 31 të këtij Kodi”.

Kodi aktual e ka të parashikuar në neni 25/1 pika katër numërimin e votave të diasporës ku saktëson se këtë proces e bënë administrata e KQZ.

“Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të administruara numërohen në ambientet e KQZ-së.

Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në momentin e mbërritjes në KQZ regjistrohen në një regjistër të posaçëm dhe ndahen sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit të zgjedhësit para largimit nga Shqipëria.

Procesi i numërimit të tyre fillon në të njëjtin moment që fillon numërimi i kutisë së parë me fletë votimi të zonës zgjedhore përkatëse, si dhe vlerësimi i tyre kryhet nga administrata e KQZ-së dhe tabelohen në tabelën e rezultateve të zonës zgjedhore përkatëse”.

Kush do ta paguaj faturën e postës?

Ligji aktual në fuqi parashikon që janë votuesit ata që do të paguajnë këtë kosto. Kështu tha në një intervistë për FactCheck disa javë më parë Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Është Mazhoranca e cila ka propozuar ndryshimin ligjorë që faturën ta paguaj shteti duke saktësuar se

“Fletët e votimit të plotësuara nga zgjedhësit jashtë shtetit dhe të sekretuara dërgohen në adresën zyrtare te Komisionit Qendror Zgjedhor nëpërmjet shërbimit postar. Shpenzimet për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit dhe çdo materiali tjetër zgjedhor dhe informativ nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tek votuesit nga jashtë, paguhet nga KQZ-ja.

KQZ-ja fillimisht bën përpjekje të përzgjedhë ofrues ndërkombëtarë të shërbimit postar me jashtë vendit, qe kanë eksperiencë dhe reputacion të mirë në shërbimin e postës së shpejtë, dhe zgjedhja e tij realizohet nëpërmjet procedurave me afatshkurtra që mundëson legjislacioni për prokurimin publik.".

Deri në dakordësinë e politikës për këto ndryshime të propozuara si nga opozita apo nga mazhoranca, vota e emigrantëve mbetet ende larg.

Ndryshimet e kodit zgjedhorë kërkojnë 84 vota në parlament dhe është e pamundur të bëhen pa votat e opozitës e cila sot drejtohet nga ish Kryeministri Sali Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy