
Dy trena u përplasën në Gjermani duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në stacionin e Aichach, në very të Augsburgut, në Bavari, ku një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash, duke u shkaktuar vdekjen dy personave dhe duke lënë të plagosur 14 të tjerë.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve DPA. Viktimat janë drejtuesi i trenit të mallrave dhe një pasagjer. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Hekurudha që lidhe Ingolstadt dhe Augsburgun është mbyllur.



