
Profesori Nexhmedin Spahiu tha në studion e emisionit “Arnautistan” në MCN Tv se e vetmja periudhë historike kur Kosova dhe Shqipëria kanë qenë realisht një shtet i përbashkët ishte gjatë viteve 1941-1943, në kohën e Xhaferr Devës.
E vetmja periudhë kur Kosova dhe Shqipëria ishin një shtet, ishte periudha e Xhaferr Devës 1941-1943. Edhe pse Kosova iu bashkëngjit Shqipërisë, në atë kohë Shqipëria ishte provincë italiane. Nuk ishte një shtet i pavarur, qoftë edhe formalisht. Pavarësia e Shqipëria u rishpall më 14 shtator të 1943 dhe kjo pastaj, pas një viti e morën komunistët pushtetin, e ndanë sërish Kosovës dhe ia kthyen Serbisë.
Në shkolla në Kosovë ne kemi mësuar po të njëjtën historiografi pak a shumë që është mësuar dhe në Shqipëri. Por, në kujtesën popullore Xhaferr Deva asnjëherë nuk është konsideruar i keq. Është konsideruar hero. Kur shkonim në shkollë mësonin diçka, dhe kur shkonim në shtëpi ndodhej gjyshi apo gjyshja dhe thonin ‘jo nuk është kështu, ai ka qenë burrë i mirë’.
Më së shumti e pësuar këta nacionalistë që në një mënyrë ishin tolerantë ndaj komunistëve, sepse këta që nuk ishin tolerantë si Xhaferr Deva etj. kur e humbën luftën ikën, u larguan se e dinin se çfarë do u ndodhte.



