Reshje të mëdha bore dhe orteqe kanë goditur ditët e fundit zonat malore mes Pakistanit dhe Afganistanit. Bilanci i viktimave nuk është ende zyrtar por flitet për të paktën 100 të vdekur.
Sipas BBC-së, e cila citon burime vendore, gjatë ditëve të fundit për shkak të motit të keq janë të paktën 100 viktima, 16 prej të cilëve të varrosur në dëborë nga orteqet në veri të Kabulit dhe në Chitral.
Në kryeqytetin afgan, aeroporti është mbyllur për shkak të borës dhe akullit, ndërsa të paktën 250 mjete janë bllokuar nga bora në rrugën që lidh Kabulin me Kandaharin.



