Akses i plotë në materialet sekrete për 10 vjet, zbulohet spiunja ruse në Ambasadën Amerikane në Moskë

Akses i plotë në materialet sekrete për 10 vjet, zbulohet spiunja ruse në Ambasadën Amerikane në Moskë

Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë zbuluar një spiune ruse që punonte prej 10 vitesh në ambasadën amerikane në Moskë.

Lajmin e bën të ditur britanikja “The Guardian”, të cilës i janë referuar më pas edhe mediat amerikane.

Gruaja me kombësi ruse ishte punësuar nga Shërbimi Sekret, agjencia federale që merret me sigurinë dhe çështje të tjera shtetërore.

Roli i saj i dyfishtë u zbulua në vitin 2016 gjatë një kontrolli nga i cili doli se ajo kishte kontakte dhe takime të rregullta dhe të paautorizuara me funksionarë të shërbimeve ruse.

Sipas asaj që ka arritur të mësojë “The Guardian”, gruaja ka pasur akses në sistemet e emaileve dhe komunikimin e brendshëm të agjencisë së Shërbimit Sekret, çka i ka dhënë mundësinë të marrë në dorë materiale tepër të rezervuara si axhenda e presidentit apo zëvendëspresidentit amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy