Një makinë është djegur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajrro Çakerri”.
Makina tip “Nissan”, mësohet se është në pronësi të shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani. Policia dyshon se ngjarja është e qëllimshme, pasi dyshohet se dy persona kanë shkuar nga një rrugicë aty pranë, kanë thyer xhamin duke i hedhur benzinë brenda dhe më pas i kanë vënë flakën. Si pasojë e djegies automjeti më pas ka shpërthyer.
Njoftimi i policisë
Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



