
Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi të paligjshëm vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Berisha tha se përjashtimi bëhet në parimin e asgjësimit të opozitës në Parlament.
Së pari ai ishte një vendim antikushtetues, antiligjor, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me rregulloren e parlamentit.
Akti i tyre i shëmtuar që fikën dritat, tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.
Së dyti, për të gjithë ata që kanë ABC-në, apo njohuritë më elementare matematike, afati kishte skaduar dje, kishte skaduar dje.
Për ata që nuk kanë as moral as ligj, duhej shtrirë edhe sot.
Por një gjë po të them, çfarëdo vendimi të marrin, po nuk restauruan një më një të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament, ajo betejë do të vazhdojë gjer në ekstrem.
Këtë ta kenë shumë të qartë!
Ne jemi në një betejë pa kthim. Shohim që ka një insistim të madh nga qytetarët, mezi po presin.
Ata që nuk duan opozitë në Shqipëri, ne do qëndrojmë në emër të atyre që janë opozitarë dhe do vazhdojmë betejën tonë pa kthim. Askush të mos mendojë se ka tërheqje, ka vetëm betejë.
Ka betejë pa kthim. Në parlament, shumë shpejt në rrugë e me radhë.
Ju jeni dëshmitarë që Edi Rama pasi vodhi mandatet me këta, tani ai edhe atë opozitë që kishte mbetur pas grabitjes së mandateve, e paralizoi, e bëri të paqenë.
Nuk lejonte komisionet hetimore parlamentare, të cilat janë laksative në Kushtetutën e vendit.
Nuk lejonte hetimin e konfliktit të interesit, ku ai është njeriu më i zhytur në gropën e gjirizit të interesit.
Ku, Koço Kokëdhimës, për përfitime iu hoq mandati, kurse Edi Ramës për Rea Xhillarin, vajzën e familjes së tij me ligj. Në ligjin shqiptar të njëjtën pozite familjare që ka Gregu, ka edhe Rea.
Po ajo shkon tender pas tenderi. Nuk lejon hetimin e ndërtimit të sarajeve të tij në Surrel. Vetëm oborri i sarajeve është park, 5 mijë metër katror.
I blerë me 2.5 dollarë, në një kohë kur në atë kohë shitej me minimumi 25 dollarë. Me dokumente.
Dhe ajo tokë nuk mund të merrej. E ka marrë në kundërshtim me ligjin.
Dhe çfarë thotë ai për atë? Zonja Rama thotë se e bëri me paratë e Kurbanit? E imagjinoni ju apo jo, me paratë e një libri? Dhe në tatime nuk kë një faturë. Ku janë paratë?
Ai thotë jo, unë kam qenë në emigracion. Ke qenë në emigracion, i akuzuar nga Fatos Nano si shitës i ikonave të vjedhura. Por problemi është se nuk ke fatura, as bankare. Si erdhën ato para nga emigracioni? Si erdhën?
Tjetra ka pallatin 5-katësh në mes të pallateve, pa asnjë faturë bankare, tatimore, hetimore, ndërtimore. Asnjë.
Nga doli zonjë, para gjaku. Çfarë parash gjaku? Paratë e gjakut janë paratë e vrasjes dhe larjes së hesapeve. Nuk besoj që i vëllai i saj është i tillë se nuk kam të dhëna.
Pasditen e sotme do të mbahet seanca parlamentare e radhës, teksa pritet të shihet qëndrimi i opozitës.



