Arlinda Dudaj: 3 romanet që duhet të lexoni gjatë verës

Arlinda Dudaj: 3 romanet që duhet të lexoni gjatë verës

Botuesja Arlinda Dudaj ndau në studion e MCN Informacion 3 prej librave që njerëzit mund të lexojnë në plazh dhe jo vetëm këtë verë. 

Është Adania Shibli me librin “Një detaj dytësor”. Librat që po sugjeroj nuk kanë shumë faqe. Janë libra që në pak faqe arrijnë të përçojnë shumëçka. Është botuar thuajse në çdo gjuhë të botës. Të bën të mendosh shumë, është libër dhe i dhimbshëm.

Ky libër është kaq aktual. Ia sugjeroj kujtdo që dëshiron të futet në thelb të historive. 

Sugjerimi tjetër është libri “Mustaqet” nga Emmanuel Carrère.  Njihet pak në Shqipëri sepse nuk është botuar më parë,  e kemi nisur me librin Mustaqet. Carrere luan me atë që ka të bëjë me shëndetin mendor. Ka pasur probleme me depresionin. Libri flet për paranojën. 

Është shumë pak faqe por të rrëzon nockdown. Dhe lexuesi nuk e kupton nëse po flitet për të vërtetën apo për diçka që nuk ekziston. Është vetëm 140 faqe.

Sugjerimi tjetër është libri “Elena e di” nga autorja Claudia Pineiro.  Ky libër më ka mrekulluar, është i botuar në shumë gjuhë. Trajton dhe tema feminizmi dhe loja është mes asaj që dimë dhe asaj që mendojmë se dimë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy