Anglia shkruan historinë, eliminon me vuajtje Danimarkën dhe kap finalen e Europianit (Video)

Anglia shkruan historinë, eliminon me vuajtje Danimarkën dhe kap finalen e Europianit (Video)

Anglia është finalistja e radhës e Euro 2020. Anglezët kanë mposhtur mes shumë vuajtjesh Danimarkën, në një ndeshje që zgjati plot 120 minuta dhe shkruajnë kështu historinë duke u kualifikuar për herë të parë në histori në finalen e Europianit. Finalja e këtij Europiani e cila do të luhet më 11 korrik në “Wembley”, do të jetë Itali-Angli.

Për të kaluar të sfida e sotme, koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, pasi danezët kishin kaluar të parët në avantazh me Damsgaard në minutën e 30-të. Mesfushori i Sampdorias realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke i dhënë kështu avantazhin skuadrës së tij. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 9 minuta, pasi në të 39-ën, anglezët vendosën baraspeshën.

Saka tentoi një top të rrezikshëm në zonë, aty ku Kjaer në tentativë për ta larguar e dërgoi në portën e tij. Pjesa e dytë foli më shumë për skuadrën e Southgate, që ishte më kërkuese, por që nuk ia doli të realizonte edhe një tjetër gol dhe ndeshja shkoi në shtesa.

Duhet të vinte minuta e 104, që Anglia të gjente golin e avantazhin, teksa ishte Harry Kane, i cili nga pika e 11-metërshit pa që t’i pritej gjuajtja, por topin e kthyer ia doli ta dërgojë në fundin e rrjetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy