Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Berisha dhe enturazhi afër tij po largojnë zërat kritikë në PD.
Duke vijuar Nika tha se PD-ja ndodhet në fazën më kritike të saj dhe se gara e majit nuk do të sjellë asnjë ndryshim pasi Berisha do e mbajë partinë me dhunë.
Sipas Nikës, nëse nuk ndryshohet lidershipi ardhja në pushtet është shumë e largët për PD-në.
Jo vetëm Berisha, por enturazhi afër tij po largojnë zërat kritike të PD-së.
Si unë dhe shumë të tjerë, jemi zërat kritikë për të mirën e PD-së dhe për sjellë partinë në pushtet. Nuk jemi kritikë për arsye personale. Largimi nga PD ka nisur në 2023-2024 që kur filluan përjashtimet. Jo më larg se para disa ditësh u larguan edhe në Durrës, dy anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe sot lexova që edhe katër anëtarë të tjerë në Elbasan po largohen. Po largohen të gjithë zërat kritikë që mendojnë ndryshe dhe duan ndryshim për PD se po e shohin se në këtë mënyrë si po bëhen gjerat, nuk ka asnjë situatë që mund të na sjellë në pushtet.
PD është në një fazë më kritike sesa herët e tjera. Në statut nuk ka term vetëpëjashtim. Nuk e vendos as Berisha as Salianji se cili do kandidojë në PD. Ka një komision që ngrihet në bazë të statutit. Secili që dëshiron të kandidojë çon kërkesën dhe komisioni vendos. Po mundohen të heqin kandidatët që mendojnë ndryshe dhe ata që duan me të vërtetë që PD-ja të ketë ndryshim. Jam skeptik që kjo garë do sjellë ndryshim. Me dëshirë apo pa dëshirë Berisha do e mbajë PD-në me dhunë psikologjike. Nëse në zgjedhjet e majit vijon i njëjtin lidership, besoj se nëse nuk e bëjmë ndryshimin 2029 dhe ardhja në pushtet do të jetë e largët për ne.



