Hasalla: Bizneset që pranojnë informalitetin, ua vendosin barrën e rëndë punonjësve. Më problematik shërbimet, tekstilet e fasonët

Hasalla: Bizneset që pranojnë informalitetin, ua vendosin barrën e rëndë punonjësve. Më problematik shërbimet, tekstilet e fasonët

Ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla tha në “Mcn Economy” se bizneset që pranojnë se janë informalë ua vendosin barrën më të rëndë punonjësve. Po ashtu Hasalla vë në dukje se rritja e pagave nuk është reflektuar në sektorin privat, dhe ka pabarazi mes dy sektorëve.

Bizneset pranojnë që janë informalë duke u vënë barrën më të rëndë punonjësve të tyre. Çfarë do të thotë që një punonjës nuk deklarohet, s’ka sigurime shëndetësore dhe shoqërore, dhe mos marrë një pension të denjë për shkak të kësaj. Ka ndodhur një rritje në sektorin publik por kjo s’është reflektuar në sektorin privat. Ka një pabarazi të theksuar në dy sektorët, dhe ajo çfarë po mundohet të bëhet nga qeveria është një barazim mes dy sektorëve dhe pagës mesatare që mund të marrë një shqiptar”.

Ajo tha se industria e shërbimit, tekstilet, industria fason, janë më problematiket në evazion fiskal.

Duke folur mbi profesionet e lira dhe evazionin fiskal, Hasalla tha:

Duket si qasje e qeverisë për të shmangur evazionin dhe për të rritur të ardhurat, por ka një shqetësim të rritur nga profesionistët, ku shumica shprehen se janë të gatshëm të bëjnë evazion fiskal sesa të paguajnë tatim mbi fitimin. Ajo që mund të bëjmë është të kërkojmë ndryshime në ligj. Sidomos në rastin kur dikush hap një nipt personal, të taksohet në bazë të të ardhurave vjetore. Shumica e profesionistëve me të cilët kemi diskutuar janë të gatshëm ta bëjnë evazionin fiskal edhe pse kjo nuk është diçka e mirë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy