
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e përshkroi valën e fundit të sulmeve raketore ruse mwngjesin e kwsaj atw enjte si "barbarizëm të pakuptimtë".
"Barbarizëm i pakuptimtë. Këto janë të vetmet fjalë që vijnë në mendje kur shohin Rusinë të lëshojë një tjetër breshëri raketash në qytetet paqësore të Ukrainës përpara Vitit të Ri," tha Kuleba në Twitter, duke shtuar se nuk mund të ketë "asnjë neutralitet" përballë sulmeve të tilla.
Breshëria e raketave ruse, një nga valët më të mëdha të sulmeve, goditi disa qytete të Ukrainës të enjten, duke dëmtuar infrastrukturën civile dhe duke lënë vendin pa energji elektrike.
Senseless barbarism. These are the only words that come to mind seeing Russia launch another missile barrage at peaceful Ukrainian cities ahead of New Year. There can be no ‘neutrality’ in the face of such mass war crimes. Pretending to be ‘neutral’ equals taking Russia’s side.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) December 29, 2022



