Johnson: Ukraina nuk hyn në NATO në një kohë të afërt

Johnson: Ukraina nuk hyn në NATO në një kohë të afërt

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se “nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina t’i bashkohet NATO-s në një kohë të afërt", por thekson se vendimi duhet të merret nga presidenti i vendit.

Të martën, Volodymyr Zelensky tha se ishte e rëndësishme të pranohet se Ukraina nuk do të jetë anëtare e NATO-s, duke u shprehur: "Për vite të tëra kemi dëgjuar mbi dyert e hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të hyjmë në ato dyer".

Duke folur gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi, kryeministri britanik thotë se ka biseduar sërish me Zelensky-n dhe i kupton deklaratat e tij mbi NATO-n.

Ai shton se gjëja më e rëndësishme është se "sulmet absolutisht barbare të Presidentit rus ndaj Ukrainës duhet të ndalen".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy